Fitore e vlefshme e Dritës, ngjitet në vendin e dytë

Skuadra e Dritës ka realizuar një fitore të jashtëzakonshme sot ndaj Prishtinës, në një përballje, e cila është zhvilluar në kushte jo shumë të favorshme, në një fushë të rrëshqitshme dhe me baltë, shkaku i reshjeve të shiut.

Angazhimi i lojëtarëve të Dritës ka qenë maskimal. Një herë shënuan në pjesën e parë (Rexha), ndërsa epërsinë e rikthyen sërish në pjesën e dytë, nërmjet një super golit të Fazliut, pas barazimit të Prishtinës (1:1).

Pas kësaj fitore, Drita e merr pozitën e dytë me 43 pikë, duke lënë mbrapa Prishtinën (41) dhe Gjilanin (41), që po ashtu sot pësoi humbje nga Llapi.

Drita mbetet njëri nga prtendentët më serioz për titull, të cilin e kishte para dy vitesh.

Sidoqoftë, rezultatet e sotme të Dritës, Gjilanit dhe Prishtinës, nuk sollën ndryshime të mëdha në pjesën e epërme të tabelës.

Lider mbetet Ballkani, pavarësisht se ka një lojë mangut dhe as humbja eventuale nuk mund ta largojë nga vendi i parë./mediafokus.info