Fjalosen në punëtori, gjakovari shtinë me armë në drejtim të zyrës së viktimës

Një person në Gjakovë është arrestuar për ‘vrasje në tentativë’ pasi ka shtënë me armë në drejtim të viktimës, pas një fjalosje që kishte me të në punëtori e tij.

Gjakovë 16.03.2021-12:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje-fjalosje me viktimën mashkull kosovar (në punëtorinë e viktimës) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrës së viktimës. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa  me urdhër të prokurorit, njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, por nuk kanë arritur të gjejnë armën e cila dyshohet të jetë përdorur. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin epolicisë.