Fjolla Morina e ‘pranishme’ në festën e ditëlindjes së vajzës
Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, e cila u arrestua disa ditë më parë nga policia në Prishtinë, mund të jetë liruar nga burgu, shkruan panorama.al
Bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ka ngritur dyshimet se Fjolla mund të ketë dalë nga burgu. Ai ka publikuar në Instastory një foto, ku shihet me Alayah, vajzën e vogël të këngëtares në krahë dhe anash tij është Fjolla.
Alayah festoi dje 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku zgjodhi këtë imazh për ta uruar atë.
“Gëzuar ditëlindjen princeshë e vogël”, ishin fjalët me të cilat ai mbishkroi postimin.
Nuk dihet nëse kjo është një foto e realizuar më parë, apo Fjolla Morina ka dalë nga burgu për t’iu bashkuar gëzimit të vogëlushes së saj.

