Flakët përfshijnë zona të tëra malore në Kamenicë
Dhjetra hektarë me pyje në komunën e Kamenicës janë përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.
Fsh. Ropotovë, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Rajanovc, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.

