Flet kryegrevisti, kur do të hapen shkollat?
Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka deklaruar se është detyrë e Qeverisë Kurti ta garantojë të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva.
Që nga 25 gushti, sindikatat janë në grevë, teksa ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes SBAShK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, sipas tij, po ashtu është obligim i qeverisë ta fillojë dialogun social dhe t’i adresojë kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe t’i japë fund grevës, duke i rikthyer fëmijët në shkolla dhe shërbimet në administratë.
Megjithatë, Sefaj shkroi në Facebook se pavarësisht kësaj, pushteti në vend të dialogut vendosi mbylljen, presionin, e talljen ndaj sindikatave dhe këshillave greviste, duke ua pamundësuar marrëveshjen për daljen nga greva.

