Flet Lutfi Haziri pasi sondazhi i RTV Dukagjinit e nxori fitues pa balotazh

Pas publikimit të sondazhit për Gjilanit nga RTV Dukagjini, ku fitues pa balotazh e kanë nxjerr Lutfi Hazirin, ka reaguar ky i fundit.

Haziri i ka quajtur të dhëna interesante, por që ka thënë se nga pasqyrimi i LDK-së, ai do të fitojë 59 për qind të votave.

“Të dhëna interesante të sondazhit, por matjet në Gjilan kanë treguar për një garë pa balotazh dhe një fitore më të thellë. Sipas pasqyrimit tim, nëse matet kënaqshmëria, unë dal fitues me 59 për qind më 17 tetor. Sidoqoftë, i falënderoj gjilanasit për besim”, ka thënë Haziri për emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini.