Flet mjeku: Presidenti kërkoi të trajtohet si çdo pacient tjetër

Dr Bashkim Gllareva ishte pjesë e ekipit të mjekëve që e operuan presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në Facebook, Gllareva ka shprehur ndjeshmërinë e tij ndaj rastit.

Natyrisht që është rast i rrallë për një mjek që të ketë një president, pacinet në duart e tij.

“Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.

Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

“Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim. Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi. Zoti e bekoftë Presidentin tonë”, ka përfunduar postimin doktori Gllareva./mediafokus.info