Flet personi që e lajmëroi vendndodhjen e Krivaqës: Ka tentuar të ikë, por nuk mundi
Personi që lajmëroi për vendndodhjen e Krivaqës, ka thënë se ka qenë në kontakt me policinë prej momentit që e ka parë të kërkuarin në fshatin Dardani të Ferizajt.
“Kam dashur ta ndalojë vetë, por policia më thanë që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pas policisë”, është shprehur ai për Klan Kosova në kushte anonimiteti.
“Kur e ka parë njërin nga policët ka tentuar të largohet, por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”, shtoi ai.
Ndërkaq gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari.

