Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se ka edhe biseda të tjera mes shefes se grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe kryekriminelit, Milan Radoiçiq.
“Siç edhe kam deklaruar, ka edhe shume biseda të tjera qeë kanë ndodhur”, ka thënë Simiq për RTVD.
Ndërkaq, ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, deklaroi se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë, por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.
“Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti në Rubikin.
Lidhur me përgjimet, kryeministri Kurti të martën para gazetarëve tha se “ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”.

