Florian Marku do të mbrojë sonte titullin në IBF

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet sonte (e shtunë) me Jorick Luisettos, rreth orës 21:00-22:00.

Meçi do të zhvillohet në Wembley në “SSE Arena” dhe Marku fitoren do t`ia dedikojë fëmijës së tij, pasi që është në pritje për t`u bërë baba.

Floriani ka 9 fitore dhe një barazim, ndërsa Luisetto ka 13 meçe, prej tyre 11 dhe dy humbje.