Fluks i madh në Merdare, Policia e Kosovës kërkon që të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare

Zyrtarët policorë të kufirit janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata.

Koha e pritjes nuk varet vetëm nga ana e Kosovës.

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë).

Andaj policia kufitare i lut bashkatdhetarët që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)
Jarinje70-10045
Mutivodë03-0503-05
Muçibabë3505
Dheu i Bardhë40-5030-40
Merdare180-200200-240