‘Fluturon’ çmimi i derivateve në Kosovë, një litër naftë kushton sa 5 bukë

Çmimet e naftës në Kosovë kanë arritur ‘qiellin’. Një litër naftë shitet deri në 1.82 euro, që është e barabartë me pesë bukë marketi, ose minimumi tre bukë furre.

Nëpër markete të mëdha, një bukë kushton 0,35 euro, ndërsa në furra – 0,60 euro.

Sa i përket nevojave të domosdoshme ditore, sot gati asgjë nuk kushton më shtrenjtë se nafta.

Zhvillimet globale, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, janë reflektuar menjëherë në tregun e derivateve në Kosovë, e cila nuk posedon resurse të vetat.

Ndërkaq, qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë për lehtësuar barrën mbi qytetarët, e cila mund të bëhet duke pezulluar përkohësisht akcizën dhe tvsh-në.