‘Fluturon’ vetura në rrugën Gjilan-Ferizaj – 150 km/h

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 10.05.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan – Ferizaj.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesëdhjetë (150) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj, thuhet në njoftim.