FNSH ‘verbon’ policët dhe protestuesit në Shqipëri (FOTO)

Protesta e tretë e shoqërisë civile për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës është shoqëruar me të tjera përplasje të forta dhe me shumë arrestime.

Tubimi i mbrëmjes vetëm pak çaste ishte paqësorë, më pas çdo gjë u spostua në rrugët e Tiranës.

Protestuesit shkatërruan sërish tabelat e sinjalistikës, semaforët dhe kazanët e plehrave.

Ndërkohë që Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH nuk i ka lejuar të afrohen pranë institucioneve të rëndësisë së veçante, duke i mbajtur në distancë me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.

Revolta e të rinjve ka nisur rreth orës 18:30 dhe ka vijua deri rreth orës 20:30.

Policia është vënë në ndjekje të rinjve, të cilët pas kryeministrisë u drejtuan për në godinën e Policisë së Tiranës, por ata u ndaluan pa iu afruar kësaj godine. Policia i mbajti larg me autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës.

Gazi lotsjellës u hodhe dhe ne zonat e banuara ç’ka shkaktoi jo pak kaos dhe pakënaqësi te banorët e Tiranës.