“Nana po vraponte drejt tij” – banorët tregojnë tmerrin që panë pasi mbeti i vràrë Sokol Osmani në Gjilan
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku mbeti i vrarë, 37 vjeçari Sokol Osmani.
Në një storie për Infokus banorët kanë rrëfyer tmerrin që e panë me sytë e tyre gjatë vrasjes së Sokolit.
Banorët i kanë thënë Infokusit se disa persona me biçikleta i kanë zënë rrugën tashmë të ndjerit sapo ka dalë nga shtëpia e tij.
“Nana po vraponte drejt tij..” kanë thënë ndër të tjera banorët.
Për më shumë ndiqeni storien më poshtë:
Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan të cilën kanë deklaruar se nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar. Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!”, është thënë në njoftim.

