Fondacioni Jahjaga e vlerëson Deniza Limanin në mesin e 100 grave të suksesshme në udhëheqje lokale në Kosovë

Fondacioni Jahjaga e ka vlerësuar lartë Deniza Limanin, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, njëherësh kandidate për Kuvend Komunal nga radhët e LDK-së në Gjilan.

Në kuadër të fushatës “Jo kuotë, por vlerë”, Fondacioni Jahjaga e ka vlerësuar Limanin në mesin e 100 grave më të suksesshme e aktive në udhëheqje lokale.

“Fushata ”Jo kuotë, por vlerë” e organizuar nga Fondacioni Jahjaga, na njofton me 100 gra të suksesshme e aktive në udhëheqje lokale, të cilat kanë adresuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve që përfaqësojnë duke inicuar e realizuar projekte të rëndësishme në komunën e tyre. Sipas, fondacionit këto 100 gra do të jenë 100 storje suksesi të gjithë përfshirjes gjinore në politikë.

E nderuar që jam pjesë e kësaj liste dhe falenderoj ekipin e fondacionit Jahjaga për mbështetjen e tyre. E lumtur që kemi arritur këto rezultate në komunën tonë”, është mbishkrimi i Deniza Limanit.

Ja vlerësimi i Jahjaga Foundation: