Forbes: Rita Ora është njëra ndër arsyet pse duhet ta vizitoni Kosovën
Revista prestigjioze, Forbes ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie.
Në veçanti hapësirë u është dhënë katër shteteve: Kolumbisë, Marokut, Republikës Domenikane dhe Kosovës.
Përveç faktit se mund të vihet lehtësisht dhe pa ndonjë testim, shkaku i statusit ende të pa qartë, “Forbes” rendit si një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë, faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen nga ky vend.
Ata gjithashtu shkruajnë për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.
“Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej, shkruan “Forbes”, përcjellë indeksonline.


