Forumi i Rinisë organizon turne futbolli për 30-vjetorin e themelimit të partisë
Forumi i Rinisë, me rastin e 30 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka nisur turneun dy ditorë në futboll të vogël.
Kryetarja e FR të LDK’së në Gjilan, Rina Ahmeti, ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse, të cilët kanë argëtuar publikun gjilanas.
Turneu vazhdon nesër në ora 10:00, në palestrën e sporteve Bashkim Selishhta – Petriti, ndërkaq organizimi do të përmbyllet në mënyrë solemne me muzikë, festë dhe me një koktej rasti./Mediafokus.info/

