Burime bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari, i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit, ndërsa aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes nga shërbimi social.

Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjar apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës. (foto ilustrim)