Foshnja 22-javëshe mposht gjasat e dhëna nga mjekët, e merr veten për mrekulli
Një foshnjeje që i është dhënë më pak se 10% mundësi për të mbijetuar kur ajo ka lindur në javën e 22-të, i ka mposhtur shanset dhe tani po e merr veten, kanë thënë prindërit e saj.
Imogen peshonte 515 gram kur lindi në Spitalin Singleton, Uells, më 6 shtator.
Tani, pas 132 ditësh në spital, fëmija gjashtë muajsh është kthyer në shtëpi, shkroi BBC.
“Imogen ka kaluar aq shumë vështirësi, dhe më shumë sesa ne do të kalojmë ndonjëherë në jetën tonë”, tha nëna e saj Rachel Stonehouse, 28 vjeç.
Foshnja më e parakohshme e mbijetuar në botë mendohet të jetë Curtis Zy-Keith Means nga SHBA, e lindur 21 javë e një ditë, 11 ditë më herët se Imogeni.
Rachel tha se kur lindi Imogeni ajo ishte më e vogël se dora e saj.
Imogen u lind vetëm pak minuta pasi mbërriti në spital dhe u vendos menjëherë në një inkubator.
Gjatë 98 ditëve që kaloi në inkubator ajo kapërceu pengesa të panumërta, duke përfshirë një zhurmë në zemër, një hemorragji pulmonare, infeksion dhe transfuzione të shumta gjaku.
Tani Imogeni është në shtëpi, por ka nevojë për oksigjen ende. Megjithatë, tani nuk ka ndonjë problem me organet e saj, percjell koha.
Rachel shtoi se nuk dihet pse hyri në lindje të parakohshme, vetëm se i është thënë se ka 40% gjasa që kjo të ndodh sërish.

