Foshnja vdes gjatë lindjes, babai akuzon mjekët për neglizhencë
Vdekja e një foshnje gjatë lindjes, në spitalin e Pejës, po hetohet nga policia.
Babai i foshnjes dyshon se ka pasur neglizhencë nga ana e mjekëve.
Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)


 
 
						 
						