FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë
Foto të reja të profesorit të njohur Stephen Hawking dhe vendstrehimit sekret të Epstein në Paris, të marra nga dosja e Departamentit të Drejtësisë për pedofilin e dënuar, kanë bërë bujë ndërkombëtare. Në foton e parë, Hawking shihet duke qëndruar midis dy vajzave të reja me bikini duke mbajtur pije në dorë. Edhe pse nuk është e qartë se ku është bërë fotografia në fjalë, është e mundur që ajo të jetë bërë në ishullin Little Saint James të Epstein në Ishujt Virgjër.

Ndërkohë, Le Parisien publikoi foto të apartamentit të Epstein në Paris. Midis fotove janë një tavolinë masazhi, lodra seksi dhe fotografi të grave të zhveshura në mure. Apartamenti me 18 dhoma në fjalë ndodhet në Avenue Foch dhe prokurorët francezë besojnë se është përdorur për të kryer krime të tmerrshme seksuale. Fotot vijnë nga një hetim i vitit 2019 për akuzat për përdhunim nga Jean-Luc Brunel, një agjent francez i modeleve dhe mik i hershëm i Epstein.

