Fotografia që tronditi botën: Tre burra dënohen me burg të përjetshëm në lidhje me vrasjen e vogëlushit
Tre persona që besohet të jenë organizatorë të një unaze të trafikimit të qenieve njerëzore, u dënuan nga një gjykatë turke, me 125 vit burg për secilin, pas vdekjes së vogëlushit siran, Aylan Kurdi, transmeton Gazeta Metro.
Trupi i pajetë i tre vjeçarit u gjet në një plazh në Turqi, kështu që fotografia u bë simbol i krizës së refugjatëve sirianë në 2015.
Gjykata e Lartë Penale e Bodrum në Mugla, dënoi të pandehurit për krimin ‘’vrasje me qëllim’’.
Trafikantët, të arratisurit nga drejtësia, ishin kapur nga forcat turke të sigurisë në provincën jugore të Adana, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Andalou.
“Valët ishin aq të larta dhe kapiteni u tërhoq dhe u hodh në det,” tha Abdullah. “Unë i mora gruan dhe fëmijët e mi në krahë, por ata ishin të gjithë të vdekur”.
Familja ishte duke ikur në qytetin sirian të Kobani, i cili ishte shkatërruar kur ISIS u përpoq ta kap atë, duke lënë gati të gjithë atje pa shtëpi.


 
 
						 
						