Fotoja që habiti rrjetin: Adnan Merovci dhe sozia misterioze e Rugovës
Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë dhe shumëvjeçar i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ka tërhequr vëmendjen e publikut mëngjesin e sotëm pas publikimit të një fotografie që ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Në fotografinë e publikuar Merovci shihet duke ecur pranë një personi që i ngjan në mënyrë befasuese Presidentit Rugova.
Ngjashmëria vizuale ka qenë aq e theksuar, sa shumë shikues janë ndalur me habi për të kuptuar nëse pamja është reale apo simbolike.
Për këtë postim, Merovci nuk ofroi asnjë sqarim, përveç një përshkrimi të shkurtër: “Pa koment”. Kjo ka nxitur një valë reagimesh nga njerëz që dis nisën të pyesnin nëse fotografia ishte krijuar përmes inteligjencës artificiale. Për të ndalur dilemat, një sqarim i qartë erdhi nga vetë familja e Adnan Merovcit.

