Fotot e Bashës dhe Berishës, paralajmërimi i gazetarit: “Ditë të zeza po vijnë”

Gazetari shqiptar, Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim për situatën politike në Shqipëri, vëmendjen e plotë të së cilës e ka marrë beteja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Në dy postime në Instagram, gazetari Hoxha ka zgjedhur të publikojë dy foto të kryedemokratit Lulzim Basha e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në njërën shihet një montazh i Bashës duke konsumuar një gotë alkool.

“Ne pritje te Jemin Gjanes per te dhene verdiktin e pjesemarrjes ne kuvend… Do ta pi edhe nje dopjo, Do ta pi se ma ka enda, Jo se jam tip sarhoshi, Por se ti me shfaqesh brenda”, shkruan Hoxha në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë tjetër, në të cilën shihet Berisha, gazetari shkruan: “Vallahi dite te zeza po vijne per ju!”.