Franca distancohet nga “non-paper” për ndryshimin e kufijve
Ambasada e Kosovës në Francë ka mohuar se shteti francez është përfshirë në të ashtuquajturin “non-paper” të publikuar nga ‘Koha Ditore’ e që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve.
Përmes një reagimi në Twitter, ambasada franceze ka deklaruar se Franca dhe Gjermania nuk janë burim i atij “non-paper” dhe se të dy shtetet mbështesin ndërmjetësimin e dialogut nga Bashkimi Evropian.
“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagim.

