Francë: Për tri javë ka rritje 25% të të shtruarve në spital

Numri i pacientëve me Covid të shtruar në spital në Francë vazhdon të rritet, me gati 8,700 të regjistruar këtë të diele me 8 gusht, që është një rritje prej 25% në tri javë, sipas shifrave të publikuara nga organizata franceze e shëndetit publik.

Në 24 orët e fundit kishte 498 pacientë më shumë të shtrirë në spitale të cilët ngritin shifrën në gjithësejt 8,685 pacientë në spitale këtë të diele. Më 17 korrik kjo shifër ishte 6,922 në kohën pra kur ishte regjistruar niveli më i ulët i shtrimeve në spital që nga fillimi i vitit.

Me 1,556 persona të regjistruar në shërbimet e kujdesit kritik, numri i pacientëve me Covid në gjendje të rëndë është rritur (+ 81%) që nga 21 korriku, ditën kur ky numër ishte më i ulëti (859) që nga fillimi i vitit.

Është shqetësues fakti se vetëm në 24 orët e fundit, 117 pacientë janë pranuar në kujdes intensiv.

Nga e shtuna deri të dielën, 30 persona kanë vdekur nga Covid në spital, sipas agjencisë shëndetësore franceze.

Nga ana e vaksinimit, tani janë plotësisht të vaksinuar 55,2% e popullsisë së përgjithshme komunikon Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë Franceze, përcjellë sot lajmin shtypi zviceran. /MLH