Frashër Krasniqi liston emrat që sipas tij janë punësuar e kanë lidhje me VV-në
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar emrat e disa prej të cilëve pretendon se janë të punësuar nëpër institucione gjatë javëve të fundit, dhe që sipas tij, kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në fund, ai ka ironizuar duke shkruar “era shtet”.
Postimi i plotë:
– Nipi i Besnik Bislimit,
– Mbesa e Jahja Kokës (deputet i VV),
– Shkurte Aliu (militante e VV),
– Gratë e dy shefave të VV në Vushtrri,
– Axha i Glauk Konjufcës,
– Vëllau i Fitim Ukës (deputet i VV),
– Gruaja e Xhevdet Pozharit (analist i VV),
– Vigan Qorolli (analist i VV),
– Rron Gjinovci (analist i VV),
– Djali i axhës së Haxhi Avdylit…
Era shtet.

