Fshati Sllatinë e Epërme bëhet me ambulancë
Në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, sot u bë përurimi i ambulantes së re.
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë kryetari i Komunës, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, stafi shëndetësor si dhe disa banorë të këtij lokaliteti.
Ambulanca do të jetë në shërbim të pacientëve me një motër të rregullt, ndërsa mjeku do të vijë për vizita dy herë në javë.
Në Drejtorinë e Shëndetësisë në Viti thonë se po shikojnë mundësitë që mjeku të jetë i rregullt.
Pos ambulancës, është rregulluar edhe oborri dhe hapësira për parkim./mediafokus

