FSK dërgohen në Shqipëri për gjetjen e trupit të një shtetasi të Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës është dërguar në Shqipëri për gjetjen e trupit të një shtetasi të Kosovës i cili dyshohet se ka rënë në lum, derisa peshkonte në lumin Buna në Shkodër më 17 dhjetor.
“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i shprehu ngushëllime familjes Syla për humbjen e familjarit të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


 
 
						 
						