FSK e gatshme të ndihmojë në Marokun e goditur nga tërmeti
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur keqardhje për situatën e shkaktuar në Marok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit, i cili shkaktoi pasoja katastrofale.
Ministri ka shprehur gatishmërinë e plotë të FSK-së që të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitetet.
“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, ka theksuar me këtë rast ministri Maqedonci.
Numri i viktimave nga tërmeti në Marok ka shkuar në mbi dy mijë të vdekur.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nëpër fshatrat e shkatërruara ku shtëpitë me tulla balte, gurë dhe dru pësuan dëmtime dhe minaret e xhamive u rrëzuan nga tërmeti.
