FSK vazhdon operacionet e Kërkim-Shpëtimit pas vërshimeve (FOTO)
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke realizuar operacionet e Kërkim Shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit, shkruan Mediafokus.info
“Operacionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pomologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duk realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.
Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera”, thuhet në njoftimin e FSK.





