Ftohtë e me shi sot, gjatë natës borë në viset malore 

Mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me shi kohëpaskohe parashihet të mbajë mbi vend ditën e enjte.

Nëpër vise më të larta reshjet do të jenë dëbore, duke formuar shtresa të reja të borës.

Reshjet pritet të vazhdojnë edhe përgjatë natës me kalimin në ditën e premtë.

Temperaturat minimale zbresin në 2C e 3C, e maksimalet pa ndonjë ndryshim, gjatë ditës shkojnë deri në 4C.

Frynë erë verilindore mesatare 4-9m/s, njofton Prishtina Weather.

Shi kohëpaskohe paraqitet ditën e premtë dhe të shtunën paradite, e orëve të pasdites mund të ketë intervale me diell.

Temperaturat me një trend të rritjes deri në 8C e 10C. Reshje shiu pritet pasditen e së dieles, e kohëpaskohe ditën e hënë. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 5C.

Frynë erë kryesisht juglindore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s, të dielen me hove mbi 15m/s