Fundjava dhe java e ardhshme do të kenë më shumë diell
Mot me më shumë diell pritet të ketë gjatë kësaj fundjave në vend, derisa temperaturat do të zbresin rreth vlerave mesatare, sipas “Mendimi për motin”.
Vranësirat që dominojnë vendin orëve të mëngjesit, deri nga mesdita fillojnë të shpërndahen, e më pas do të ketë intervale më të gjata me diell.
Orëve të mbrëmjes kalojnë vranësira, por pa kushte për të reshura.
Temperaturat minimale zbresin në 9C e 13C, e ato maksimale shkojnë deri në 18C e 20C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 4-9m/s.
“Mot kryesisht me diell parashihet ditën e diel, derisa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për mjegull.
Vransira kalojnë të hënën dhe të martën orëve të mëngjesit, me pak gjasa për të reshura.
Kryesisht do të mbretërojë mot me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, ndërsa minimalet zbresin deri në 4C e 5C”, thuhet në njoftim.
Javën e ardhshme, pritet të ketë mot kryesisht stabil.
“Prezenca më e shpeshtë e fushave të presionit të rritur nga rajoni, dikton mot më stabil gjatë javës së ardhshme, me intervale më të gjata me diell dhe kthjellime.
Herë pas here kalojnë vranësira, por nuk paraqiten shumë mundësi për të reshura.
Disa sinjale shfaqen tek nga fundjava e ardhshme dhe të hënën e 21 tetorit.
Temperaturat kryesisht luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, ndërmjet 17C e 20C, ato maksimale, e minimalet zbresin në 4C deri 10C”, thuhet tutje në njoftim.

