Fundjavë më e ngrohtë, nga java e ardhshme kthehet shiu

Prishtina Weather ka njoftuar se fundjava do të jetë me mot më të ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell, derisa java e ardhshme do të fillojë me rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat maksimale arrijnë vlerat prej 23C e 25C në fundjavë, kurse zbresin deri në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë.  Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme.

6.05 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell, e pasdite zhvillime të vransirave të pakta lokale.

7.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.  Pasdite përreth viseve malore priten rrebeshe të shkurta shiu me ndonjë bubullimë.

8.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

9.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

10.05 – Kryesisht me vransira dhe shi kohëpaskohe.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera paksa më të larta nga normalet.