Furra ‘Vëllezërit Çoçaj’ jep bukë falas për nevojtarë gjatë Ramazanit
Furra “Vëllezërit Çoçaj” në Gjilan ka vendosur të shpërndajë bukë falas për nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit.
‘Kushdo që njeh ndonjë familje që kanë nevojë për bukë e nuk i kanë kushtet, ju lutemi t’i njoftoni, që Furra “Vëllezërit Çoçaj” jep Bukë FALAS për familjet skamnore përgjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që sofra e askujt të mos mbetet thatë të paktën gjatë këtyre ditëve.
Gjithashtu ju njoftojmë që Furra “Vëllezërit Çoçaj” është e hapur deri në SYFYR.
Ju dëshirojmë agjërim sa më të lehtë’, thuhet në njoftim.

