Fury është mbreti, e shkatërron Wilderin
Asgjë nuk i ka funksionuar boksierit amerikan Deontay Wilder përballë britanikut Tyson Fury, në meçin që u vlerësua si historik, pasi të dy nuk kishin shënuar asnjë humbje në karrierë.
Fury, me goditjet e fuqishme që në sekondat e para të meçit e ka shkatërruar Wilderin, derisa gjyqtari e ndërpreu meçin në raundin e shtatë pasi që trajnerët e Wilder e hodhën peshqirin e bardhë në ring.
Britaniku është boksieri i vetëm i pamposhtur në peshat e rënda dhe me triumfin e sotëm, u kurorëzua me titullin WBC.
“Mbreti është kthyer aty ku e ka vendin”, theksoi menjëherë pas këtij meçi, Fury.
Ndërkaq, Wilder ka theksuar se do të rikthehet edhe më i fortë. /MediaFokus/

