Fushatë e veçantë vaksinimi në Zvicër për ata që kthehen nga pushimet

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Zvicër është nën tendosje dhe nëse numri i rasteve vazhdon të rritet, spitalet mund të mbingarkohen brenda katër deri në gjashtë javët e ardhshme. Vështirë është të parashikohet ndonëse kjo gjendje mund edhe të ndryshoj, thonë ekspertët.

Vala e katërt kërcënon spitalet në Zvicer dhe popullatës i bëhet thirrje të bëjë një përpjekje të re për të luftuar pandeminë. Numri i rasteve ka rënë pak brenda një jave, por shkalla e riprodhimit (vlera R) qëndron në 1.22.

Për sa i përket shtrimeve në spital, niveli po i afrohet atij të valës së tretë, si në pranverën e kaluar, thote një ekspert nga Konfederata. Që nga fillimi i korrikut, numri i shtrimeve në spital gjatë një jave është rritur tridhjetë fish.

Rritja e numrit të shtrimeve në spital tani prek të gjitha kantonet. Në kujdesin intensiv, situata është shqetësuese dhe mund të përshkruhet si e tensionuar. Vdekjet, megjithatë, mbeten në një nivel të ulët.

Më 24 gusht raporti i fundit i Zyrës federale të shendetit publik tregon se janë regjistruar 2,988 raste të reja në 24 orët e fundit në Zvicër. Shumica dërrmuese e shtrimeve në spital për shkak të koronavirusit mund të shmangen, shtoi Urs Karrer, nënkryetar i task forcës shkencore.

Aktualisht, nëntë nga dhjetë pacientët në spital nuk janë të vaksinuar plotësisht.

A flitet edhe për ne shqiptarët?

Në përgjithësi dyzet përqind e atyre që u shtruan në spital u infektuan gjithashtu gjatë pushimeve të tyre, tha Karrer. Nga kjo shifër, 80% ishin në vendet e Evropës jug-lindore (Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj)

Organet shtetërore brengosen për nivelin tonë.

Duke e parë numrin kaq të lartë të atyre që janë në spitale të kthyer nga Evropa jug-lindore, ata na shohin si popullatë ndoshta të papërgjegjshme e te pa informuar dhe thonë që informacioni mbi vaksinimin duhet të përmirësohet për këtë grup të popullsisë. (Ndrl: Oh sa mirë me qenë shqiptar o hej)

Edhe infektimet lokale janë gjithashtu në rritje.

Mosha e pacientëve në spital po ndryshon. Nga mosha 50-59 vjeç sot në spitale më të përfaqësuarit janë ata të moshes 40-59 vjeç. Fatmirësisht nuk ka shumë fëmijë të shtruar në spital, por numri i tyre po rritet e që shpesh janë infektuar në familjet e tyre pas kthimit nga pushimet.

E gjithë kjo i bën presion sistemit të kujdesit shëndetësor.

»Vaksinohu. Bëni atë për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj, familjet, miqtë dhe të gjithë neve. Është mirë t’i duartrokisni personelit shëndetësor por më së miri është që të vaksinoheni» tha Urs Karrer, nënkryetar i Task Forcës Shkencore zvicerane, përcjellë lajmin shtypi zviceran.

Nga varianti Delta ka më shumë gjasa të gjendemi në kujdes intensiv sesa nga variantet e mëparshme.

Vështirësia më e madhe për qeverinë është marrja e masave të nevojshme në kohën e duhur, tha Patrick Mathys nga Zyra federale e shendetit publik sot, lexojmë në të përditshmen TdG.

Nëse nga qeveria merren masa shumë herët, do të kritikohen dhe nëse ato masa vijnë shumë vonë, efektet do të jenë tejet të dëmshme.

Ju mund t’i ndihmoni vetvetes, mund t’i ndihmoni njëri-tjetrit dhe shtetit tuaj vetëm duke u vaksinuar!/MLH