Fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në përpjekje për të ruajtur sigurinë publike dhe për të mbrojtur mjedisin nga rreziqet e mundshme nga zjarret, rikujton qytetarët për rëndësinë e shmangies së ndezjes së zjarreve në zona të hapura, pyje dhe ambiente të tjera të ndjeshme.
Ndezja e zjarrit në vendet e papërshtatshme mund të shkaktojë dëme të mëdha, të përhapë flakët në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrezikojë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Për të parandaluar këto rreziqe, policia ka këtë lutje për qytetarët:
- Mos ndizni zjarr në pyje dhe zona të hapura
- Shmangni ndezjen e zjarrit pranë ndërtesave, automjeteve dhe materialeve të ndezshme
- Sigurohuni që të gjitha zjarret e ndezura për qëllime të kontrolluara të jenë të shuar plotësisht para se të largoheni.
Përmes kujdesit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të përbashkët të kontribuojmë në ruajtje të natyrës dhe shëndet, thuhet në njoftimin e policisë.
Njëherësh, kërkohet nga qytetarët që nëse vërejnë ndonjë shkelje të rregullave për ndezjen e zjarrit, të thërrasin menjëherë në numrat pa pagese 192 ose 112.


