Futbollisti Andi Zekolli vërshohet nga ofertat
Futbollisti i Trepçës, Andi Zekolli i cili ishte edhe pjesë e klubeve Vushtrria dhe Ramiz Sadiku si dhe tek të rinjt e Shf Kurda, èshtë vërshuar nga ofertat e shumta, shkruan BlicMedia.
Zekolli me paraqitjet e tija dhe me kualitetet që posedon padyshim se do të ketë një tè ardhme të ndritur.
Këtë e tregon edhe fakti se ai sèfundmi është “bombarduar” me oferta nga klube të ndryshme nga Superliga e Kosovës dhe nga klubet e Kategorisë së Parë dhe Superiores së Shqiperisë, tè cilat e dëshirojn transferimin e tij në janar.
Duhet theksuar se Andi Zekolli i është bashkuar agjensisè për menagjimin e futbollistëve B&A Consulting e menagjerve Argjend Uka dhe Besnik Bajrami.

