Futet për t’u larë në liqen, ndërron jetë 44-vjeçari
Një 44-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë pasditen e sotme në momentin që është futur për t’u larë në liqenin e Pogradecit.
Dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Informacion paraprak
Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

