Gabim i drejtësisë: Bëri 18 vjet burg për një vrasje që s’e kishte kryer ai

“Kam pritur shumë gjatë”. Ishin këto fjalët e një burri nga Nju Jork, i cili u lirua të enjten pas 18 vitesh nga burgu, pasi u dënua për një vrasje që nuk e kishte kryer.

I riu afro-amerikan, tashmë 35 vjeç u dënua në vitin 2004 për vrasjen e një adoleshenti tjetër, 14-vjeçar në atë kohë, në Brooklyn.

Sheldon Thomas tani është i lirë pasi një gjykatës  pranoi kërkesën e prokurorisë për të rrëzuar dënimin.

Bazuar në këtë identifikim të gabuar, Thomas u arrestua në shtëpinë e tij dhe më vonë u identifikua nga i njëjti dëshmitar.

Identifikimi bëri që ai të gjykohej për vrasje dhe të dënohej me 25 vite burg.