Gagica i kërkon kryetarit të Gjilanit ta ndalojë përdorimin e doracakut kontestues mbi edukimin seksual në shkolla
Nazim Gagica, kryetar i AAK në Gjilan ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune që ta ndalojë përdorimin e doracakut kontestues mbi edukimin seksual në shkolla.
“Është obligim i yni të kujdesemi dhe ta mbrojmë familjen. Çdo përpjekje e kujtdo qoftë për me dëmtua familjen, sigurisht që do të përballet me reagim qytetar e politik që e duan Kosovën dhe të ardhmen tonë të shëndosh.
Ftojë institucionet komunale, veçmas kryetarin e Komunës së Gjilanit për ta ndaluar përdorimin e Doracakut “Edukimi Seksual dhe Riprodhues” për nivelet 1-5, 6-9, dhe 10-12, i cili u prezantua me 10 tetor 2023, në Javën e promovimit të shëndetit në shkolla, me temën “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla”, organizuar nga MASHT.
Komuna e Gjilanit duhet të reflektoj njëjtë sikur komunat tjera që tanimë hapur janë deklaruar se nuk do të punojnë me këtë doracak.
Bashkë të reflektojmë në interes të qytetarëve dhe të familjes”- ka thënë Gagica.

