Gagica: Nënshkruam marrëveshje me Italinë për mbështetjen e institucioneve parashkollore

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Italinë, për mbështetjen e institucioneve parashkollore.

Postimi i plotë i Gagicës në Facebook:

Me kënaqësi të madhe sot nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Organizatën Ndërkombëtare Italiane, Volontari nel Mondo RTM,  në kuadër të projektit PEDAKOS i financuar nga Ministria e Punëve të jashtme të Italisë.

PEDAKOS ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e institucioneve  parashkollore , ngritjen   e cilësisë në edukimin parashkollor e cila fokusohet ne  tri  shtylla të strategjisë së ndërhyrjes, rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit parashkollor përmes trajnimeve dhe vizitave studimore, praktika të mira: nga çerdhe e qytetit të Reggio Emilia të Italisë.

Marrëveshja poashtu synon mbështetjen e dy Institucioneve Parashkollore në komunën tonë:  IP Integj dhe IP në fshatin Shillove të Komunës së Gjilanit  për të adoptuar një qasje edukative të bazuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe potencialit të fëmijëve, si  dhe në përgjegjësinë mes aktereve të fushes se edukimit. përshtatjen e hapësirave edukative, pjesëmarrjen e familjes, ripërdorimin e materialeve dhe edukimin ushqimor si dhe Partneriteti Pubbliko-Privat të Institucioneve Parashshkollore.