Gagica: Nezir Shurdhani ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën

Me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorit, Nezir Shurdhani, kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe te vendi i rënies, në ish – fabrikën e Çelikut, e më pas në varrezat e dëshmorëve.

Gagica tha se Nezir Shurdhani ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën.

Postimi i plotë:

Sot, në 25-vjetorin e rënies, kujtuam e nderuam heroin e kombit, Nezir Shurdhani, duke bërë homazhe tek vendi i rënies dhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Armiku nga mllefi për humbjen e madhe që kishte pësuar nga UÇK-ja, në ikje e sipër nuk kishte zgjedhur metoda për tu hakmarrë. Neziri ishte vrarë pasi çlirimtarët tanë kishin çliruar Gjilanin dhe Kosovën.

Liria nuk ndodh natyrshëm, ajo vjen si rezultat i përpjekjeve shekullore dhe i sakrificës së shumë femrave e djemve tanë të cilët kishin nxjerrë çlirimin e atdheut para jetës së tyre.

Lavdi jetës dhe veprës së Nezirit!

Lavdi gjithë të rënëve në secilën etapë të historisë sonë!