Gani Geci: Nëse Thaçi e Selimi shpallen të pafajshëm, unë do t’i pres në aeroport
Gani Geci ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth aktakuzave të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.
Të dy emrat e lartë përmendur, kanë qenë shpesh herë temë e mediave nga Gani Geci, i cili i kishte akuzuar për lëshimin e komunikatës nr.59 nga Shtabi i Përgjithshëm të UÇK-së, ku bënin pjesë Thaçi dhe Selimi.
“Unë kam provuar çdo instancë të drejtësisë vendore, andaj pres nga Gjykata Speciale ta zbardh këtë rast. Në rast se Thaçi e Selimi shpallen të pafajshëm, unë do të dal t’i pres në aeroport dhe t’ua zgjasë dorën”, ka thënë Geci, përcjell Portali.info.
Ai ka thënë se në rast se Thaçi e Selimi do të shpalleshin të pafajshëm nga Specialja, ai do të ishte i gatshëm t’iu shkonte në shtëpi për t’i vizituar.

