Gani Neziri i hynë garës për Kryetar të Gjilanit si kandidat i pavarur

Garës për kryetar Komune në Gjilan, i ka hyrë si kandidat i pavarur edhe Gani Neziri, ish-eksponent i PDK-së. ‘Vendim jo i lehtë për mua’, ka thënë Neziri, në një postim të gjatë, ku ka njoftuar për kandidimin.

Pasi i ka përmendur të gjitha arsyet pse vendosi të dalë nga PDK-ja, ku zhvilloi aktivitet politik në gjithë këto vite, Neziri thotë se që nga sot kam shpallur kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

‘Kujtoj se ka ardhur koha që qytetarët anamoravas ta kenë kuptuar se u bënë shumë vite duke ju shërbyer rajoneve tjera nëpërmjet partive tona dhe liderëve gjilanas.

Mendoj se është momenti që ta kuptojnë gjilanasit se veç një Kryetar i pavarur nga partitë mund të jetë në shërbim të Gjilanit dhe gjilanasve’, ka shkruar Neziri.