Gara e tmerrshme, vdes shoferi pasi kamioni u përfshi nga flakët

Një 40-vjeçar, Chris Darnell, ndërroi jetë teksa ishte duke garuar kundër dy avionëve, ndërsa drejtoi një kamion në një ngjarje të mbajtur në Miçigan të shtunën.

Kamioni arriti një shpejtësi mbi 480 kilometra në orë dhe në momentin që ai hapi parashutën për të frenuar, shpërtheu në flakë.

Kamioni i modifikuar për të arritur shpejtësi tejet të larta vihej në lëvizje nga tre motorë “Jet Pratt & Whitney J34-38”, të cilët më parë janë përdorur nga avionët T2 Buckeys të Marinës Amerikane.