Garat e enigmatikës, pjesë e manifestimit “Flaka e Janarit”

Enigmatika-gjëzat, edhe sivjet do jenë pjesë e “Flaka e Janarit”.

Rexhep Hasani, mjeshtër i enigmatikës, ka thënë se garat mbahen më 28 janar 2024, (e diel), ora 11:00, në Bibliotekën e qytetit në Gjilan.

Enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës mbarëkombëtare, do të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë specifike dhe shumë atraktive.

Garuesit-zgjidhësit e enigmave,  do të kenë rastin për t’i matur njohuritë e tyre, duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar njëkohësisht me këto lloje të enigmave-gjëzave si: fjalëkryq klasik, rebus, angram, asociacion etj.

Tri vendet e para në zgjidhjen e enigmave, do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit të vendit të parë (kampioni), do t’i ndahet kupa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”.

Përndryshe, organizatori ka paraparë edhe një tryezë, ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saj si dhe promovimin dhe shpërndarjen falas të revistës së enigmatëve, “Horizontit”, botuar enkas për ketë manifestim dhe garë të enigmatëve, ka thënë Hasani.