Gashi: I kemi nënshkrimet për thirrjen e seancës së Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se krijimi i qeverisë së re, pas vendimit të Kushtetueses, varet vetëm nga procedurat teknike.
Për Gazetën Express, Gashi ka thënë se nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë i kanë të siguruara.
Mbrëmë vonë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës vendosi në favor të Dekretit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka nominuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër të Republikës së Kosovës.
Pas një vendimi të tillë ka reaguar Ambasada Amerikane dhe Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së, Richard Grenell, të cilët kanë kërkuar që vendimi të respektohet nga të gjitha palët.
Pas shprehjes së mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, të gjitha partitë u deklaruan për krijimin e qeverie të re, pa e shpërndarë Kuvendin, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Për këtë qëllim, LDK si subjekt i dytë në zgjedhje, ka lidhur koalicion me AAK-në dhe NISMA-n./mediafokus.info

